What work does the permission allow? Is the holder tied to an employer, occupation or sector? Can family accompany where clearly established?
The Employee Unique Permit ties authorized work to the employer, valid work contract and employment activities recorded for the permit. The holder must keep to the permit’s work purpose and must notify the competent authorities and seek their approval if the employer’s name or address, the work contract, or the authorized employment activities change. A holder of a renewable Albanian residence permit valid for at least one year may apply for family reunification, subject to the housing, health insurance, sustainable income and other conditions in Article 41. A family reunification permit holder may undertake economic activity without prior approval from AKPA, unless another law prohibits it.
See recorded sources
- Article 82
I huaji në Republikën e Shqipërisë ka detyrimin t’i përmbahet motivit të lëshimit të lejes unike sipas motivit të punës. 2. I huaji i pajisur me leje unike është i detyruar të njoftojë autoritetet përgjegjëse për çdo ndryshim të kushteve mbi të cilat është lëshuar leja unike dhe të kërkojë miratimin e saj nga autoriteti përgjegjës për punësimin dhe aftësitë dhe nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin në rast se ndryshimi lidhet me: a) emrin dhe adresën e punëdhënësit; b) kontratën e vlefshme të punës që mbulon kohën për të cilën është lëshuar leja unike; c) aktivitetet e autorizuara si person i punësuar.
- Article 41, paragraph 1
I huaji, i pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, mund të bëjë kërkesë pranë autoritetit përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin për bashkim familjar nëse plotëson kushtet e mëposhtme: a) anëtarët e familjes së tij ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Përjashtimisht, për arsye humanitare, sipas kritereve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave dhe procedurave të miratuara me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, kërkesa mund të bëhet edhe kur anëtari/ët e familjes ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë; b) është i pajisur me leje qëndrimi me afat së paku 1-vjeçar në Republikën e Shqipërisë dhe ka mundësi ta ripërtërijë lejen në përputhje me dispozitat përkatëse të këtij ligji; c) siguron strehim në kushte normale jetese sipas standardeve të përgjithshme për shëndetin dhe sigurinë; ç) ka sigurim shëndetësor për vete dhe familjen e tij për të cilën kërkon bashkimin familjar; d) garanton burime të qëndrueshme të të ardhurave financiare për të mbajtur veten dhe familjen e tij, pa iu drejtuar skemës së ndihmës ekonomike; dh) paraqet dokumentacionin, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave.
- Article 41, paragraph 7
I huaji i pajisur me leje qëndrimi për bashkim familjar mund të ndjekë një aktivitet ekonomik, përveç rastit kur ka një ligj që e ndalon atë dhe pa marrë më parë miratimin e AKPA-së. Kjo e drejtë shënohet në lejen e qëndrimit për bashkim familjar.